Një film italian me subjekt shqiptar është xhiruar në vitin 1940, një vit pas pushtimit. Arkivat italiane kanë publikuar foto të mbërritjes në portin e Durrësit të kastit, momenteve të xhirimit dhe kuadrove të filmit me titullin “Il cavaliere di Kruja” (Kalorësi i Krujës). Ky film, sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të pushtimit qysh në vitin 1939, do të përqendrohej në traditën e vëllamit të gjakut dhe subjekti do të zhvillohej në sfond të zbarkimit të trupave italiane në Shqipëri.
Filmi u xhirua kryesisht në Krujë e Shkodër, si dhe në Itali. Në Shqipëri morën 150 kalorës malësorë të veshur me kostumet më të bukura dhe më se 200 persona të tjerë të veshur me kostumet e Krujës. Eksterieret pothuajse u xhiruan në Shqipëri.
Shkurtimisht, përmbajtja e filmit ka të bëjë me gazetarin e ri italian Stefano Andriani, që shkon në Shqipëri. Këtu bie në dashuri të ndërsjellë me Elianën, një vajzë vendase. Një ditë Andriani shpëton një kryetar fisi të quajtur Asllan Hajdari, kundërshtar i regjimit të Mbretit Zog. Shqiptari ishte i plagosur rëndë nga të shtënat e rojave mbretërore. Adriani e transporton në fshatin e vet dhe lidh me të një “pakt gjaku”, gjë që i bën ata vëllamë.
Më vonë, gazetari zbulon rastësisht se kryetari i fisit është vëllai i Elianës dhe prandaj duhet të heq dorë nga planet e martesës. Pas disa ditësh mes peripecive, në kundërshtim me zakonet e vendit, martohet me motrën e kalorësit shqiptar dhe për këtë i vjen në ndihmë kleri. Përveç kësaj, shefi i policisë së Tiranës përpiqet të shfrytëzojë situatën për të nxitur Asllanin kundër Andrianit. Por, ardhja e trupave italiane, që pushtojnë Shqipërinë, zgjidh çdo gjë dhe bën të mundur qartësimin e keqkuptimit.
Filmi është ndoshta filmi i vetëm i bërë nga propaganda italiane e asaj periudhe për luftën në Shqipëri. Interierët u vendosën në klubin e shtypit të huaj të Tiranës. Për të krijuar idenë se ky ishte një film shqiptar dhe se do të mirëpritej nga opinioni i vendit, shfaqja e tij u organizua në një kinema me pronar shqiptar. Po kështu, iu dha rëndësi organizimit të premierës, me pjesëmarrjen e autorëve dhe të interpretuesve që do të vinin nga Italia.
Për “Kalorësin e Krujës” u bë zhurmë se ishte film shqiptar, gjë që s’është në vërtetë, pasi asnjëri nga autorët dhe interpretuesit qoftë edhe të roleve të dyta e të treta nuk ishte shqiptar.
Filmi përfundoi dhe u shfaq një herë. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...
Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Një intervistë gati e pamundur me profesor Eqrem Çabejn
Do të doja që librat e mi të botoheshin pas vdekjes
Cvijiqi: Peshterasit janë të gjatë, vitalë, elastikë, syshqiponjë, të sojit të bukur...!
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime