LAJMI I FUNDIT:

Njëherë tajfuni Jebi, kurse tani tërmeti i fuqishëm goditi Japoninë – momenti kur miliona banorë mbesin pa energji elektrike (Foto/Video)

Njëherë tajfuni Jebi, kurse tani tërmeti i fuqishëm goditi Japoninë – momenti kur miliona banorë mbesin pa energji elektrike (Foto/Video)

Pas tajfunit të fuqishëm Jebi që e goditi Japoninë gjatë ditëve të kaluara, që shkaktoi dhjetëra viktima dhe dëme materiale që kapin vlerën e miliona dollarëve, ky vend sot është prekur edhe nga një tërmet i fuqishëm prej 6.7 magnitudë, duke bërë kështu që shumë qytete të shkatërrohen nga dridhjet e mëdha.

Ishin pikërisht dridhjet ato që shkaktuan rrëshqitjen e dheut që shkatërruan zonat e banuara, duke i bërë shtëpitë rrafsh me tokë, kurse pamjet të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale shfaqnin kodrat duke u shembur mbi qytete, transmeton Telegrafi.

Raportohet se mbi pesë milionë banorë të Japonisë kanë mbetur pa energji elektrike, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku dhjetëra qytete që shndrisnin” befasisht shndërrohen në vende fantazmë pas as edhe një dritë të vetme të ndezur.


Këto skena ngjanin me skenat apokaliptike të filmave të Hollywood-it, kurse kryeministri i vendi Shinzo Abe, ka njoftuar se angazhuar mbi 25 mijë trupa që t’ju dalin në ndihmë qytetarëve. Të angazhuar në operacionit e kërkim-shpëtimit janë edhe ekipet e emergjencave të cilët po i kërkojnë personat e shpallur të zhdukur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori