LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoklipi i hitit të Gashit me French Montanan dhe DJ Snake

Publikohet videoklipi i hitit të Gashit me French Montanan dhe DJ Snake

Hip hop ylli shqiptar me famë botërore, Gashi, ka publikuar videoklipin e projektit të shndërruar në hit, “Creep on Me”.

Ishte “Creep on Me” që u publikua në formë audio në YouTube parap ak kohësh.


Dhe, projekti u shndërrua në një hit në pak kohë, duke bërë që të pëlqehet mjaft shumë në gjithë botën.

Tash, videoklipi ka ardhur dhe pritet që kënga të bëhet edhe më e suksesshme.

Gashi besohet se ka gati edhe një bashkëpunim me Ledri Vulën.

Ai pati një paraqitje spektakolare në Sunny Hill Festival. /Telegrafi/