LAJMI I FUNDIT:

Pronari arkitekt shpenzoi mbi 500 mijë dollarë në të, por ajo u shpallë shtëpia më e shëmtuar në Britani (Foto)

Pronari arkitekt shpenzoi mbi 500 mijë dollarë në të, por ajo u shpallë shtëpia më e shëmtuar në Britani (Foto)

Një arkitekt i zemëruar, shtëpia e të cilit tanimë vlerësohet rreth 1 milion dollarë është futur në listën e ngushtë të një konkursi në të cilin zgjidhen ndërtesat më të shëmtuara të Britanisë së Madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia ekologjike e Chris Moore në Streatham, në jug të Londrës u rendit në listën e ngushtë të konkursit vjetor të revistës Building Design Magazine të Carbuncle Cup, e cila rendit ndërtesat “më të këqija” në vend.


Ndërsa konkursi u fitua nga një kompleks i cili shfrytëzohej për kalimin e kohës së lirë dhe për parkim të makinave, gjyqtarët e përshkruan shtëpinë e portokalltë të Moore, pronë trekatëshe, më shumë si diçka që përngjanë me një nënstacion elektrik sesa një shtëpi.

Por Moore, i cili ka studiuar në London’s Bartlett School of Architecture dhe jeton në shtëpinë në vlerë prej rreth 1 milion dollarëve me të fejuarën e tij dhe vajzën e tij 20-muajshe, ka akuzuar gjyqtarët.

Madje, duke folur për mediat lokale, Moore tha se emërimi i shtëpisë së tij “e vuri në pikëpyetje vlefshmërinë e çmimit”.

Ai tha: “Shtëpia ime nuk ka ndikim tek dikush tjetër përveç disa njerëzve që jetojnë në rrugën time”.

“Kjo është një çështje lokale dhe nuk duhet të krahasohet me ndërtesat e tjera të nominuara”.

Ai këmbëngul se çmimi do të ishte më i dobishëm duke nënvizuar “abuzimet e mëdha të hapësirës publike”.

Siç bëhet e ditur, Moore ka shpenzuar rreth 360,000 dollarë në ndërtimin e shtëpisë pas pagimit prej rreth 200 mijë dollarëve për tokën në vitin 2013. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Punë e mirë! Qeni u mbërthye në një 'felne' të vjetër - burri i shkathët e nxori pa asnjë pasojë

Punë e mirë! Qeni u mbërthye në një 'felne' të vjetër - burri i shkathët e nxori pa asnjë pasojë

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Rakuni ndërpret ndeshjen e futbollit në SHBA

Rakuni ndërpret ndeshjen e futbollit në SHBA

Fun
Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Interesante
Kalo në kategori