LAJMI I FUNDIT:

Snapchat sjell modele të reja të syzeve incizuese, Spectacles 2

Snapchat sjell modele të reja të syzeve incizuese, Spectacles 2

Dy dizajne të reja për Snapchat Spectacles kanë zbarkuar – dhe duken si syze dielli që do të përdoren në të vërtetë, për dallim me dizajnet e mëparshme, diçka që i ngjante më shumë ndonjë lodre.

Pjesë e linjës Snapchat Spectacles 2 janë dy dizajne të reja që quhen Veronica dhe Nico, dhe vijnë me një kornizë të zezë dhe lente të polarizuar, kështu që mund të përdoren lehtësisht si syze dielli.


Teknologjia është e njëjtë me atë të modeleve të kaluara, kështu që ju do të jeni në gjendje të filmoni klipet 10 sekondëshe dhe t’i dërgoni ato në Snapchat. Një përditësim i softuerit që është bërë më herët gjatë vitit do të thotë që tani mund t’i ndani regjistrimet tuaja edhe në platformat e tjera të medieve sociale, përcjell Telegrafi.

Syzet janë të qëndrueshme ndaj ujit, kështu që nuk do të ketë rëndësi nëse bie shi. Për më shumë, sinkronizohen me Android ose iPhone tuaj sa herë që e keni afër.

Ju mund të blini dizajnet e reja nga faqja zyrtare e Spectacles, por në një vlerë prej 199,99 dollarëve, ato janë më të shtrenjta se dizajnet e tjera të Snapchat Spectacles 2, të cilat kushtojnë 149.99 dollarë.

Sipas TechCrunch, përdoruesit e gjeneratës së dytë të syzeve kanë regjistruar 40% më shumë video dhe imazhe sesa me syzet origjinale, kështu që mund të ndodhë që do të shohim më shumë linja të reja të produktit në të ardhmen. /Telegrafi/