LAJMI I FUNDIT:

Asgjësohen produkte pa afat të konfiskuara në fshatrat e Ferizajt

Asgjësohen produkte pa afat të konfiskuara në fshatrat e Ferizajt

Fuqizimi i Inspektoratit Komunal nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe mbështetja e vazhdueshme e tij në aksionet e kësaj të fundit, po jep rezultate domethënëse në të gjitha sferat e fushë-veprimtarisë së këtij institucioni.

Aksioni i ditëve të fundit nga Inspektorati Komunal për kontrollin e cilësisë së produkteve që ofrohen në maketet e fshatrave të Ferizajt, ka rezultuar me asgjësimin edhe të një sasie tjetër të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar, gjegjësisht produkte të prishura të cilat ishin vendosur në raft për shitje.


Siç njofton Komuna e Ferizajt, nga inspektimi që është bërë në fshatrat Prelez i Muhaxherëve, Prelez i Jerlive, Mirash, Cërnillë, Babush, Tërrn, Bablak, Luboc, Koshare, gjendja më e rëndë, gjegjësisht më shumë produkte pa afat janë konfiskuar dhe asgjësuar në fshatrat Cërnillë dhe Koshare.

I pari i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha tha se aksioni i nisur ditë më parë në zonën rurale ka bërë efektin e vet. “Shumica e marketeve në fshatrat e Ferizajt që po vizitohen në vazhdimësi nga inspektorët, mbajnë produkte sipas kushteve që duhet të kenë për ruajtje dhe janë produkte cilësore”, tha Berisha.

Ai ndër të tjera bëri të ditur se do të vijohet me inspektime edhe në zona të tjera rurale, për të përmbyllur ciklin e kontrolleve që po realizohen për herë të parë në këtë intensitet në fshatrat e komunës, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori