LAJMI I FUNDIT:

Kafshohet keq prej breshkës që po e mbante në duar (Video)

Kafshohet keq prej breshkës që po e mbante në duar (Video)

Michael Gantley nga Massachusetts i Shteteve të Bashkuara, e ka mësuar në mënyrën më të vështirë, se breshkat dinë të kafshojnë keq.

Derisa ishte me miq për peshkim, ai e kapi një breshkë të përgjumur dhe po e mbante në duar, kur ajo zgjati kokën dhe e kafshoi fuqishëm në fytyrë, transmeton Telegrafi.


“Kishte kafshim të fuqishëm, nuk di si shpëtova pa më shkëputur ndonjë copë. Më la dhimbje të mëdha”, ka thënë Gantley.

Megjithatë, ai thotë se shpëtoi mirë, sepse ishte duke e vendosur atë edhe më afër, n mënyrë që të fotografohej me të. /Telegrafi/