LAJMI I FUNDIT:

Dallimet mes çmimeve ‘Lojtari më i mirë nga FIFA’, ‘Topi i Artë’ dhe ‘Lojtari më i mirë nga UEFA’

Dallimet mes çmimeve ‘Lojtari më i mirë nga FIFA’, ‘Topi i Artë’ dhe ‘Lojtari më i mirë nga UEFA’

Duke marrë parasysh shumëllojshmërinë e çmimeve individuale të futbollit që janë futur gjatë viteve, shumë tifozë i ngatërrojnë dhe nuk e dinë bazën e çdo çmimi, si për shembull kush janë votuesit dhe çfarë merren parasysh.

Megjithëse çmimet e lartpërmendura që janë tri të mëdha, duken mjaft të ngjashme.


Ekzistojnë disa dallime themelore që mund t’iu ndihmojnë që t’i dallojmë ato.

Çmimi UEFA për lojtarin më të mirë në Evropë

Është një çmim vjetor, i dhënë nga UEFA me bashkëpunimin e Mediat Evropiane të Sporteve.

Ky çmim i shkon lojtarit më të mirë të një klubi evropian nga sezoni i kaluar, për shfaqje si në klub ashtu edhe në nivel kombëtar.

Të drejtën për të votuar kanë 80 trajnerët që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, së bashku me 55 gazetarë, një për secilën shtet i Evropës.

Çmimi i FIFA-s për lojtarin më të mirë – The Best

Një juri FIFA e përbërë nga legjenda e futbollit si Sami Al Jaber (Arabia Saudite), Emanuel Amunike (Nigeria), Cha bum-Kum (Koreja e Jugut), Fabio Capello (Itali), Didier Drogba (Bregu i Fildishtë), Kaka (Brazil ), Frank Lampard (Angli), Lothar Matthaus (Gjermani), Alessandro Nesta (Itali), Carlos Alberto Parreira (Brazil), Ronaldo (Brazil), Andy Roxburgh (Skoci) dhe Ëynton Rufer (Zelanda e Re), krijojnë një listë të ngushtë.

Sapo të shpallen emrat, fillon periudha e votimit.

Gazetarët, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, janë ata që e zgjedhin fituesin duke dhënë pesë, tre dhe një pikë, për tre të parët.

Merret parasysh performanca e lojtarëve si në klub ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Të tre futbollistët që mbledhin më shumë pikë bëhen finalistë.

Topi i Artë

Ky është çmimi më i vjetër prej të treve, pasi ‘Topi i Artë’ u krijua në vitin 1956 nga revista franceze “France Football”.

Ky çmim ka funksionuar së bashku me Lojtarin më të mirë nga FIFA mes viteve 2009 dhe 2015.

Dallimi i madh midis këtij çmimi dhe dy më lartë janë se vlerësohet një vit kalendarik dhe jo sezoni i fundit.

Gazetarët e zgjedhin fituesin duke votuar me gjashtë, katër, tre, dy ose një pikë për pesë lojtarë e listës së ngushtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori