Me të filluar viti i ri shkollor, frekuentimi nëpër librari dhe qendra tregtare është i dukshëm, të cilët së bashku me fëmijët e tyre po kryejnë përgatitjet për furnizimin e gjë sendeve të nevojshme shkollore. Vëmendje më e veçantë për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor iu kushtohet fëmijëve të cilët fillojnë klasën e parë.
Nëpër qendra të ndryshme tregtare dhe nëpër librari të qyteteve të Kosovës vërehet një lëvizje e shtuar e qytetarëve, ndërsa në pjesët kryesore të tyre janë vendosur pajisjet shkollore, fletoret shumëngjyrëshe, lapsat, çantat dhe shumë pajisje të tjera që i nevojiten një nxënësi.
Edhe pse çmimet variojnë për nga libraritë apo qendrat tregtare, si dhe nga cilësia e pajisjeve, në Kosovë në qendrat kryesore tregtare çmimi për pajisjet shkollore për një fëmijë të klasës së parë fillon nga rreth 10 euro e mund të shkojë deri në rreth 55 euro, ku nuk përfshihen çmimet e librave të cilat ofrohen falas nga autoritetet kompetente.
Një çantë shkollore kushton nga 5 deri në 30 euro, përmbledhjet e pajisjeve si lapsa, goma e mprehëse nga 1 euro e deri në 5 euro, ngjyra nga 1 deri në 5 euro, blloqe për vizatime nga 50 cent deri në 5 euro, çanta për lapsa apo kasetina nga 1 deri në 10 euro, kurse fletoret nga 10 cent deri në 1 euro.
Ndërkaq si zakonisht, prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të nisin ditën e parë të shkollimit me veshje të re.
Nëse shikohen çmimet për një veshje të fëmijës për në klasë të parë, si këmisha e bluza, pantallona, si dhe këpucë, një prindi i duhen nga 40 euro e më lartë, në varësi të cilësisë së tyre.
Duke u bazuar në këto të dhëna nga libraritë dhe qendrat tregtare, prindërit kosovarë harxhojnë mesatarisht 90 euro për t’u siguruar fëmijës së tyre nevojat themelore për të filluar klasën e parë. Ndërsa paga mesatare në Kosovë (sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve, 2017) është 363 euro.
Ashtu si zakonisht viti i ri shkollor në Kosovë nis në javën e parë të shtatorit, që për këtë vit i bie 3 shtator. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025