Komandanti i bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Kosovë, Nick Ducich ka treguar se hera e parë kur e kishte vizituar Kosovën ishte viti 2010, kur shoqëroi njerëz që po vizitonin kontingjentin e KFOR-it të Ukrainës derisa ishin ende në Kosovë.
Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, sa për ndryshimet në Kosovë gjatë tetë viteve të fundit, ai ka thënë se sheh se në infrastrukturë ka riparime thelbësore, autostrada të reja, shtëpi të ndërtuara, biznese të hapura, rrugët janë plot.
“Jam i kënaqur gjithashtu që kësaj here kam vizituar kisha dhe manastire të ndryshme, të cilat nuk kam pasur mundësi për t’i vizituar herën e parë”, tha ai.
“Shumica e bisedave me njerëz kishin të bënin me ekzistencën. Njerëzit ankohen për papunësinë, duan të kenë një punë më të mirë, paga më të mira – në mënyrë që ata mund të kenë fuqi më të madhe blerëse dhe që fëmijët e tyre të kenë një arsim të mirë”, ka shtuar Ducich.
Përveç kësaj, komandanti Ducich ka thënë se situata në Kosovë është e sigurt, por jo stabile, pasi sipas tij, “tensionet rriten dhe bien”.
“Tensionet rriten kur paraqiten histori të ndjeshme, që luajnë me emocionet njerëzore”.
Ndër tjerash, në një intervistë për mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai ka folur edhe rreth transformimit të FSK-së në Ushtri.
Në këtë drejtim ai ka thënë se ambasadori amerikan ishte i qartë kur foli për ushtrinë e Kosovës dhe shtoi se nëse ndodh transformimi, kjo duhet të ndodhë me ndryshimet kushtetuese.
“Njerëzit duhet të besojnë se KFOR-i bën gjithçka për të ofruar sigurinë dhe paqen. Ata nuk duhet të besojnë gjithçka që lexojnë në gazeta, veçanërisht nëse ato janë nga burime të dyshimta. Ata duhet të mësojnë të besojnë njëri-tjetrin në mënyrë që në një moment të kemi stabilitetin dhe mundësinë për një jetë normale dhe të begatë këtu në Kosovë”, ka thënë tutje Ducich.
Dhe në fund, komandanti i “Bondsteel” ka thënë se deri në arritjen e një marrëveshje (ndërmjet Kosovës dhe Serbisë), KFOR-i akoma është i nevojshëm.
“Do të kërceja nga gëzimi nëse do të arrihej një marrëveshje e plotë që mund të zbatohet dhe të normalizohet situata”.
Ndërsa i pyetur se çfarë do të thotë kjo pjesë e botës për amerikanët dhe nëse “Bondsteel” dhe Kosova janë një pjesë e rëndësishme e botës për Amerikën, Ducich thotë se është definitivisht diçka e tillë.
“Nëse ju shikoni në Evropë si tërësi, ata janë garantuesit e sigurisë. Nëse shikojmë Ballkanin, ky rajon përfiton nga ajo siguri. Kjo paqe mbahet deri në arritjen e këtyre marrëveshjeve dhe deri në zgjidhjen e numrit të çështjeve të hapura”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit