LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në Ligjin për mineralet sot para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Ndryshimet në Ligjin për mineralet sot para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot duhet të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për burime minerale, të dorëzuara prej 11 deputetëve me orientim të ndryshëm politik.

Propozimi është në rendin e ditës së seancës së 32-të, ndërsa duhet të sillet me procedurë të shkurtuar. Pas tij qëndrojnë Liljana Popovska, Maja Moraçanin, Meri Lazarova, Ivana Tufegxhik, Keti Smilleska, Irena Stefoska, Goran Milevski, Pavle Bogoevski, Sasho Atanasov, Dime Vellkovski dhe Ferid Muhiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Asociacioni i Maqedonisë për Miniera (AMM) në korrik të këtij viti përsëri apeloi që të sillen ndryshimet e Ligjit për burime minerale me procedurë të shkurtuar, por paraprakisht të organizohet debat publik me të gjitha palët e involvuara.


AMM paralajmëroi se ndryshimet do të jenë të dëmshme për xehetarinë dhe se janë jologjike dhe jo të aplikueshme në praktikë. Siç tha atëherë kryetari i AMM, Nikollajço Nikollov, ndryshimet janë tendencioze dhe shtyhen për shkak të marrjes së pikave politike. Nikollov akuzoi se është joprofesionale qasja në definimin e ndryshimeve.

Kuvendi i Maqedonisë para seancës së 32-të në rend dite të së cilës i ka edhe dy pika, duhet ta vazhdojë edhe seancën e 58-të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori