LAJMI I FUNDIT:

Grupi i Shoqërisë Civile “Protestoj” i përgjigjet ftesës së Thaçit për dialog: Protesta e radhës më 5 shtator

Grupi i Shoqërisë Civile “Protestoj” i përgjigjet ftesës së Thaçit për dialog: Protesta e radhës më 5 shtator

​Grupi i Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të pavarur “Protestoj”, në një reagim të tyre ndaj Presidentit Thaçi, i cili sot përsëri i ftoi shoqërinë civile që të bëhen pjesë e dialogut, ia kanë bërë me dije kreut të shtetit se janë në vijë të kundër me të.

“Ne nuk jemi në një vijë me ty, ne jemi në vijë të kundërt përballë teje. Ne e trajtojmë seriozisht vendin tonë, ti bën shaka me temat serioze. Ne angazhohemi e rrezikojmë duke sakrifikuar, ti bezdisesh në salltanet dhe zhgarravit gjithë ditën në Facebook. Ne duam që vendi ynë të jetë i sigurt, ti e vë si monedhë kusuri për ta shpëtuar veten”, thuhet në reagimin e tyre.

“Protestat do të vazhdojnë më 5 shtator, në vijë të kundërt me Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin. Bashkohuni!”, bëhet thirrje në fund të reagimit të “Protestoj”.


Ky grup së fundi kanë organizuar në Prishtinë dy protesta me kërkesë shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi; thirrje për Vetting në Kosovë si dhe pastrimin e listave të fryra të veteranëve të UÇK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori