LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 82 raste të mbidozës janë regjistruar në Klinikën për Toksikologji

Shkup, 82 raste të mbidozës janë regjistruar në Klinikën për Toksikologji

Nga janari i vitit 2016 deri në qershor të këtij viti 82 raste të mbidozës janë regjistruar në Klinikën Universitare për Toksikologji prej të cilave 11 ishin gra, ndërsa një adoleshent. Nga rastet, 36 janë rezultat i mbidozës me heroinë, ndërsa 46 me metadon.

Kjo citohet në kumtesën e përbashkët të Shoqatës HOPS – Opsionet për jetë të shëndetshme, Klinikës për Toksikologji dhe Shoqatës së toksikologëve të Maqedonisë me rastin e Ditës ndërkombëtare për ndërgjegjësimin kundër mbidozës me droga. Në njoftim thuhet se numri real i rasteve të mbidozës me siguri është shumë më i madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Shërbimet e Ndihmës së Shpejtë, shërbimet mjekësore kujdestare dhe Qendrat urgjente edhe gjatë dyshimit më të vogël të mbidozës me ekstaza duhet ta përdorin preparatin “Nallokson”, i cili duhet të bëhet i arritshëm në bashkësitë të cilat përdorin droga ekstaza”, thuhet në njoftim.

Ata më tej shtojnë se kompanitë farmaceutike të cilat e prodhojnë dhe përfaqësuesit e tyre ligjor duhet ta regjistrojnë ilaçin, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të lejojë qarkullim të lirë të të njëjtit pa recetë, me çka ai do të mund të blihet në barnatoret.

Përndryshe, çdo vit rreth 20.000 njerëz në botë janë viktima të mbidozës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori