LAJMI I FUNDIT:

Aretha Franklin do të përcillet për në banesën e fundit me mbi 100 vetura Cadillac

Aretha Franklin do të përcillet për në banesën e fundit me mbi 100 vetura Cadillac
Foto: Getty Images

Më shumë se 100 Cadillac ngjyrë rozë do ta shoqërojnë Aretha Franklin drejt banesës së fundit gjatë ditës së sotme në Detroit të SHBA-ve.

Siç shkruajnë mediat amerikane, automjetet do të parkohen në vijën para kishës, ku për shumë vite këngëtarja e ndjerë kishte kryer ritualet fetare gjatë ditës së diele.


Organizatorët e kësaj ngjarjeje janë Crisette Ellis dhe burri i saj që ka një veturë të tillë dhe përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje që ta ndjekin shembullin e tij.

Gjithashtu është planifikuar të mbahet një koncert në kujtim të yllit të madh muzikor, ku do të perfomojnë Stevie Wonder, Ariana Grande, Jennifer Hudson, Faith Hill, Chaka Khan, Shirley Caesar, Yolanda Adams, Marvin Sapp, Vanessa Bell Armstrong.

Mijëra tifozë kanë kryer homazhe në Muzeun e Historisë së Afrikano-Amerikan ku trupi i saj u ekspozua për dy ditë rresht.

Shtatë gjëra që duhet t’i dini për Aretha Franklin
Lexo po ashtu Shtatë gjëra që duhet t’i dini për Aretha Franklin

Pas kësaj mbretëresha e muzikës Soul, e cila ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, do të varroset në varreza.

Një numër i madh i stacioneve televizive do të transferojnë funeralin e saj gjersa do të mban fjalim edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori