LAJMI I FUNDIT:

Ragip Rusta, 92 vjeçari nga Peja që kalon gjatë ditës katër orë në internet (Video)

Ragip Rusta, 92 vjeçari nga Peja që kalon gjatë ditës katër orë në internet (Video)

Ragip Rusta, 92 vjeçari nga Peja është i pasionuar pas botës teknologjike.

Përkundër moshatarëve të tij, ai është vazhdimisht i informuar nga portalet dhe rrjetet sociale, të cilave u qaset gjatë tërë kohës.
Por, i moshuari nuk i le anash edhe punët tjera të shtëpisë, e sidomos kopshtin.


Ai thotë se tashmë është bërë i varur nga bota teknologjike, dhe se ai kalon deri në katër orë në ditë duke naviguar në portale e rrjete sociale.

“Njeriu është i varur nga interneti, tash nuk po mundët pa të. E di që këshillat po jepen që të mos kalohet më shumë se dy orë në internet, por unë do të verbohem sepse po kaloj deri ne katër orë në ditë. Gjatë ditës nuk e preferoj të kyçem në internet, por në mbrëmje është mirë mu informua me zhvillimet e ditës”, shprehet për RTV Dukagjinin Ragip Rusta.

Si një person me eksperienca të ndryshme, ai informohet për qytetin e tij dhe Kosovën në përgjithësi.

“Me ble një gazetë, s’kie mundësi për t’i lexuar të tjerat, këtu në internet i ke të gjitha”, thotë ai, përcjell Telegrafi.

Rusta me gjithë entuziazmin për rrjetet sociale dhe shpërndarjen e informacionit, shprehet i shqetësuar për ofendimet që njerëzit bëjnë në profilet e Facebook.

“Po del një lajm, për shembull një politikan, çfarë nuk folin për të, po shajnë, po fyejnë e gjithë të zezat i thonë për të. Po mor zotëri, e ke mundësinë me komentua e me ba kritika për politikanët, por nuk është njerëzore me sha”, thotë ndër të tjera Ragip Rusta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori