Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, ka thënë se ata që flasin për ndarje të Kosovës janë në agjendë të izolimit të Kosovës, por edhe në kuadër të agjendës së mundësisë për shtrirjen e ideologjisë joperëndimore në Kosovë, por nuk do të kenë sukses.
Thaçi tha se të gjithë janë pajtuar që dialogu duhet të vazhdojë dhe të marrin pjesë në takimin e 7 shtatorit, gjithmonë duke punuar për një marrëveshje që instalon paqe në vendet tona.
Ai tha se ata që flasin për Trepçë, Ujman, Gazivodën dhe Mitrovicën, ua heq frikën se ato janë të Kosovës një herë e përgjithmonë dhe nuk ka njeri që i cenon.
“Në fund qytetarët e Kosovës do të vendosin me referendum për marrëveshjen. Quqarllau te unë nuk ekziston, ata që mundohen që quqarllaun e vet me ia bart dikujt tjetër nuk do të kenë mundësi”, tha Thaçi, duke shtuar se kur flet për korrigjim, flet për korrigjimin e padrejtësive që iu kanë bërë popullit shqiptar dhe zyrtarisht do ta shtrojë kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën, por me asnjë çmim nuk do ta jap Mitrovicën.
“Nëse dikush mendon t’i shpallë luftë Serbisë, urdhëroni ne jemi këtu, Albin Kurti e Isa Mustafa, ndoshta kanë mundësi operative por lufta ka përfunduar, e kemi fituar luftën”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi shtoi se arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur pasi jemi në ideologji të kundërta, por asnjë marrëveshje nuk do të ndodhë pa pëlqimin e SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë