LAJMI I FUNDIT:

Sony lanson telefonin e ri, Xperia XZ3

Sony lanson telefonin e ri, Xperia XZ3

Sony ka njoftuar telefonin e tretë të tyre të vitit në IFA 2018, Xperia XZ3. Telefoni pason paraardhësin Xperia XZ2 dhe sjell me vete një dizajn të rifreskuar me një ekran OLED të lakuar, njofton Pocket Lint.

Xperia XZ3 ka një ekran 6 inç me rezolucion Quad HD +, duke rezultuar në një densitet pikselësh prej 548ppi. Teknologjitë Sony si Triluminos dhe X-Reality janë të dyja nën bordin e ekranit dhe ka gjithashtu një tipar të ri të quajtur Side Sense që mundëson ndjeshmërinë në skaje, falë skajeve të lakuara.


Një bërthamë prej alumini është vendosur në mes të paneleve 3D Corning Gorilla Glass 5 në të dyja anët dhe në pjesën e prapme.

Nën kapuçin e pajisjes së re, ekziston platforma Qualcomm Snapdragon 845, e mbështetur nga 4GB RAM, 64GB hapësirë ruajtëse dhe ka mbështetje microSD për zgjerimin e magazinës deri në 512GB. Ekziston edhe një bateri pak më e madhe se e modelit të mëparshëm, në kapacitet prej 3,330mAh.

Kamera me një lente me 19 megapikselë është e pranishme në pjesën e pasme të Xperia XZ3, ndërsa një lente me përmasë 13 megapikselë f / 1.9 është instaluar në pjesën e përparme. Xperia XZ3 gjithashtu vjen me sistemin Dynamic Vibration të Sony, mbështetje për altoparlantë audio dhe stereo me rezolucion të lartë.

Sony Xperia XZ3 do të punoj nën Android Pie dhe do të jetë në dispozicion nga 5 tetori në katër ngjyra: të zezë, të bardhë / hirtë, të gjelbër pylli dhe të kuqe. Telefoni do të filloj në çmim hyrës prej 699 funtave apo 780 eurove.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori