LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Komunat të dorëzojnë plane për projektet infrastrukturore

Sugareski: Komunat të dorëzojnë plane për projektet infrastrukturore

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, sot ju bëri thirrje komunave që të dorëzojnë projekte të gatshme në Qeveri, që të mund të shfrytëzojnë paratë që kanë qenë të dedikuara për ndërtimin e aeroportit ngarkues në Shtip, ndërsa tani do të shfrytëzohen për projekte infrastrukturore në komuna.

Ai shtoi se bëhet fjalë për shumë serioze të parave, ku 40 milionë euro që kanë qenë të planifikuara për ndërtimin e aeroportit në Shtip, tani do të shfrytëzohen nga komunat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Paratë do të dedikohen për sanimin dhe rikonstruimin e rrugëve lokale nëpër komuna dhe për momentin bëhen analiza serioze dhe mblidhen të dhëna nga komunat, rrugët e të cilave duhet të rikonstruohen”, tha Sugareski.


Përveç takimit në Komunën e Ilindenit, ministri Sugareski ka vizituar dhe realizuar takime edhe në Komunën e Kisella Vodës dhe Butelit./Telegrafi/