LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me breshëri plumbash banesa e gazetares Klodiana Lala, brenda ndodheshin fëmijët dhe prindërit e saj

Sulmohet me breshëri plumbash banesa e gazetares Klodiana Lala, brenda ndodheshin fëmijët dhe prindërit e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ndërsa një breshëri plumbash kallashnikovi janë gjuajtur në drejtim të banesës së gazetares Klodiana Lala.

Në banesë në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë fëmijët e gazetares, prindërit dhe vëllai i saj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime. Në muret e banesës janë gjetur shenjat e dhjetë plumbave.

Nga plumbat mësohet se janë dëmtuar xhamat dhe muret e banesës, ndërsa siç raporton policia po punohet për kapjen e autorëve dhe rrethanave të ngjarjes.


“Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen ‘Bruk’, në rrugën ‘Shkëndija’ është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /FaxWeb/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori