Tyrbja e Sulltan Muratit mendohet se është një ndër vendet më të vjetra në Ballkan.
Tyrbja e Sulltan Muratit është ndërtuar pas betejës së parë të Kosovës, në fshatin Mazgit të Obiliqit. Vendi ishte dedikuar Sulltan Muratit, i cili ra në këtë vend gjatë “Betejës së Kosovës”.
Për vizitorët nga Turqia ky konsiderohet një vend i shenjtë.
“Është hera e dytë që vij këtu. Ky vend është shumë i rëndësishëm për mua dhe familjen time. Pas restaurimit vendi është bërë më i mirë”, shprehet për RTV Dukagjinin, Ibrahim Mursal nga Turqia.
Por, këtë vend nuk e vizitojnë vetëm turqit, ka edhe vizitorë tjerë nga vendet e Evropës perëndimore.
“Unë shumë shpesh vij në Kosovë. Më pëlqen të mësoj për historinë e shqiptarëve”, shprehet turisti Andeas Gerner, përcjell Telegrafi.
Tyrbja e Sulltan Muratit është restauruar disa herë ndërsa i fundit është bërë në vitin 2005.
“Deri më tani tyrbja u është nënshtruar disa restaurimeve. Restaurimi në shekullin e XVII me rastin e ardhjes së Evlija Qelebiut. Ka pasur edhe dy restaurime tjera, ndërsa i fundit është bërë në vitin 2005 nga qeveria turke, ashtu siç është edhe sot”, shprehet ciceroni Muhamet Hasani./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë
15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?
Vdes albanologu Mehmet Rukiqi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë
Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti
Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital