LAJMI I FUNDIT:

Lënda “TNT”: Avokati Tasevski dënohet me një mijë euro, seanca e radhës më 10 shtator

Lënda “TNT”: Avokati Tasevski dënohet me një mijë euro, seanca e radhës më 10 shtator

Seanca e sotme për lëndën “TNT” për rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, është shtyrë për më 10 shtator, pasi avokati Boro Tasevski, që mbron të akuzuarin ish-kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, nuk u paraqit në gjykatë.

Gjykatësi Ognen Stavrev vendosi që për këtë veprim avokatin Boro Tasevski ta dënojmë me 1000 euro të holla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Menjëherë pas fillimit të seancës gjykatësi Stavrev dha pauzë prej gjysmë ore, me qëllim që Trajkovski ta thërrasë avokatin e tij ose të gjejë avokat tjetër.


Pas pauzës Trajkovski tha se ka kontaktuar me Tasevskin dhe se ai nuk mund të jetë prezent në seancë, pasi është i angazhuar për mbrojtjen e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, e cila gjithashtu sot është dashur të paraqitet në gjykatë për shkak të gjykimit në lëndën “Tanku”.

Gjykatësi Stavrev vendosi që seanca për “TNT” të vazhdojë më 10 shtator dhe të dënojë me 1 mijë euro avokatin Boro Tasevski.

Përndryshe, lënd “TNT” ka të bëjë me rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, ndërsa të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori