Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në bashkëpunim me Inspektoratin e MMPH-së, kanë marrë vendim për rrënimin e objekteve pa leje në zonën e liqenit të Batllavës në rast se subjekte e ndërtimi nuk i largojnë ato në afat prej 7 ditësh.
Ky vendim është marrë pas inspektimeve në terren nga Inspektorati i MMPH-së, të cilët kanë konstatuar se subjektet që kanë ndërtuar pa leje në zonën e liqenit të Batllavës nuk i janë përmbajtur vendimit të vitit 2017 për largimin e tyre.
“Inspektorati i MMPH-së pas Inspektimit të datës 14 gusht 2018 ka konstatuar se nuk ka pasur asnjë largim të këtyre objekteve, andaj me këtë rast janë lëshuar 48 vendime për subjektet të cilat kanë ndërtuar në mënyra të paligjshme pranë liqenit të Batllavës”, deklaroi Matoshi.
Me këto vendime, sipas Matoshit, janë urdhëruar pronarët e objekteve që në afat prej 7 ditës të bëjnë largimin e tyre.
“Po ashtu me këto vendime janë urdhëruar që pronarët të bëjnë edhe rehabilitimi dhe pastrimin e terrenit dhe sipërfaqeve ku janë të vendosura objektet. Në rast se pronaret e objekteve nuk veprojnë sipas vendimeve në fjalë, MMPH do të marrë masa konform ligjeve për rrënimin – largimin e objektit dhe shpenzimet do t’i bartin pronaret e objekteve”, tha Matoshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova