LAJMI I FUNDIT:

Komisioni LIBE të mërkurën diskuton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni LIBE të mërkurën diskuton për liberalizimin e vizave për Kosovën
Foto: Arkiv

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, të mërkurën do të jetë në Bruksel, ndërsa në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) Bashkimit Evropian pritet të diskutohet për procesin e liberalizimit të vizave.

Ministrja Hoxha pas takimit të Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian tha se pret mbështetje nga ky Komision, për të kaluar çështje e liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian.


“Nesër dhe pasnesër do të mbahet takimi i komitetit LIBE, dhe  unë do të jem që nga sot në Bruksel me ç’rast do të takohem me eurodeputeten dhe raportuesen për liberalizimin e vizave me Kosovën, Tanja Fajon dhe presim lajme të mira që në LIBE që çështja e vizave për Kosovën të miratohet dhe të kalojë ky proces e të kaloj në hapin e radhës që është miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian”, tha ministrja Hoxha.

Ndryshe, trajtimi i çështjes së vizave në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), që do të mbahet më 29 gusht, paraqet hapin e parë të vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian (KE). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori