LAJMI I FUNDIT:

​I kërkuan të dorëhiqet, Papa vazhdon të heshtë

​I kërkuan të dorëhiqet, Papa vazhdon të heshtë

Papa Françesku ka refuzuar t’u përgjigjet pretendimeve të një ish-diplomati të Vatikanit, i cili ka bërë thirrje për dorëheqjen e tij.

Kryepeshkopi Carlo Maria Vigano e akuzoi drejtpërdrejt Atin e Shenjtë se ka mbuluar akuzat për abuzime seksuale të një kardinali amerikan. Papa u pyet mbi këto akuza nga reporterët e pranishëm në fluturimin e kthimit për në Romë, pas vizitës dyditore përgjatë fundjavës në Irlandë. Ai tha se nuk ka asnjë fjalë të vetme për të thënë ndaj letrës 11-faqëshe të kryepeshkopit Vigano.

“Dua të them sinqerisht se mundem t’iua kthej këtë përgjigje”, tha ai kur u pyet mbi letrën nga një gazetar. “E për të gjithë ju që jeni të interesuar, lexojeni me kujdes dokumentin dhe gjykoni vet atë. Nuk mund të them asnjë fjalë. Mendoj se dokumenti flet vet”.


Pikërisht koha e publikimit të letrës, teksa Papa adresonte abuzimet seksuale nga priftërinjtë gjatë vizitës së tij në Irlandë, ka ngritur pikëpyetje nëse Papa Françesku po përballet apo jo me një sulm të koordinuar nga tradicionalistët brenda hierarkisë së Kishës Katolike.

“Ju keni mjaftueshëm kapacitete gazetareske për të nxjerrë konkluzione”, u tha Ati i Shenjtë reporterëve që e shoqëronin. “Kur të kalojë pak kohë dhe ju të keni nxjerre konkluzionet tuaja, ndoshta do të flas edhe unë”, shtoi ai.

Por, cili është pretendimi i kryepeshkopit Vigano? Ai thotë se papati dinte gjithçka mbi pretendimet për abuzime seksuale nga një kardinal i shquar amerikan për 5 vite, përpara se të pranonte dorëheqjen e tij gjatë muajit të kaluar.

Kryepeshkopi Vigano thotë se e kishte informuar Papa Françeskun në vitin 2013, se kardinali Theodore McCarrick po përballej me akuza të gjera abuzimi seksual ndaj seminaristëve dhe priftërinjve të rangjeve më të ulëta.

Papa “e dinte prej të paktën 23 qershorit të vitit 2013 se McCarrik ishte një grabitqar serial”, shkruan kryepeshkopi Vigano, duke shtuar më tej se “ai e dinte që kardinali ishte një person i korruptuar, por e mbuloi atë deri në fundin e tij të hidhur”.

“Papa Françesku duhet të jetë i pari që të japë një shembull të mirë për kardinalët dhe peshkopët, të cilët kanë mbuluar abuzimet e McCarrik, e të dorëhiqet së bashku me të gjithë ata”, shkruhet në letër. /kp/Telegrafi/

Gjithsesi, kryepeshkopi Vigano nuk ka ofruar asnjë provë tjetër me shkrim apo jo, që të mbështesë bisedën e pretenduar të vitit 2013 me Papën. Ai shërbeu si ambasador i Vatikanit në Uashington nga viti 2011 deri në 2016-n. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori