LAJMI I FUNDIT:

U ndahet çmimi “Nëna Tereza” piktorit Omer Kaleshi dhe aktivistes Lençe Zdravkin

U ndahet çmimi “Nëna Tereza” piktorit Omer Kaleshi dhe aktivistes Lençe Zdravkin

Në Kuvendin e Maqedonisë sot iu dorëzua çmimi shtetëror “Nëna Tereza” piktorit Omer Kaleshi dhe aktivistes Lençe Zdravkin.

Çmimi ndahet për arritjet e shquara në interes të shtetit në fushën e humanizmit, solidaritet njerëzor dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellët dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis popujve, po ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.


“Shpreh falënderimin tim me gjithë vogëlsinë time. Sot e kam marrë këtë çmim prej jush, por me gjithë zemrën mund të them se këtë çmim e meritojnë qytetarët e Velesit, Shkupit, Ohrit, Tetovës dhe të gjitha qyteteve tjera në Maqedoni”, tha Zdravkin e cila ndihmon refugjatët që kalojnë pranë shtëpisë së saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se ne kemi krizën më të madhe në botë dhe se Maqedonia edhe pse vend i vogël, u tregua si vend i solidaritetit, zemërgjërë dhe human.

Piktori Kaleshi shprehu kënaqësinë për marrjen e këtij çmimi duke thënë se ai dhe Nëna Terezë kanë tre gjëra të ngjashme, të dy kanë lindur në Maqedoni, të dy janë marrë me njeriut, ajo merrej me jetën dhe shpirtin e njeriut dhe ai me, siç tha ai, kokën dhe shpirtin e njeriut.

Nga 26 gushti deri 5 shtator do të mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Shën Nëna Terezës”. në organizimin e shoqatës qytetare ‘Shkupjania Nëna Terezë”.

Manifestimi fillon nesër pasdite me vendosjen e luleve të freskëta në pllakën përkujtimore në vendin e shtëpisë së saj të lindjes, si dhe në monumentin e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori