Ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se dialogu Beograd-Prishtinë solli shumë gjëra të mira, por është koha që të prodhojë një marrëveshje përfundimtare.
Wolfgang Petritsch tha për N1 të premten se është moment i duhur dhe se është e rëndësishme që një propozim për një zgjidhje të vijë nga Beogradi dhe Prishtina, pasi që vetëm atëherë do të ishte e pranueshme për të gjithë.
“Mendoj se kemi arritur në një pikë ku duhet një vendim. Unë nuk besoj se gjëra të tilla mund të vazhdojnë pa të. Kjo do të çonte në një konflikt të ngrirë, të pafund”, shtoi Petritsch.
Ai tha se si Beogradi, po ashtu edhe Prishtina dukeshin gati të arrinin një marrëveshje dhe shtoi se do të ishte mirë nëse një zgjidhje do të miratohej nga shkurti ose marsi i vitit të ardhshëm, para se mandati i Komisionit Evropian (KE) të mbarojë.
“Nëse kjo dështon, frikësohem se do të jetë një humbje për të gjithë – për Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe Shefen e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini”, tha Petritsch.
Ai shtoi se nëse një marrëveshje nuk do të arrihet tani, do të duhet një kohë e gjatë që një e re të shfaqet.
“Nuk ka një zgjidhje ideale, por politika dhe jeta reale nuk janë kurrë perfekte”, tha Petritsch.
Duke folur për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se beson se një ndryshim i vogël do të ishte i nevojshëm, siç është rasti mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Petritsch shtoi se nëse zgjidhja do të ishte një kompromis dhe do të kishte mbështetjen e të dy palëve, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë.
Ai tha se pa një zgjidhje për çështjen e Kosovës, Serbia nuk mund t’i bashkohet BE-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze