LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët në Maqedoni dhe rajon marrin rroga të vogla dhe frikësohen të flasin

Gazetarët në Maqedoni dhe rajon marrin rroga të vogla dhe frikësohen të flasin

Gazetarët kanë frikë të flasin, duke menduar se mund të humbin punën dhe 70% e tyre do ta kishin braktisur profesionin për ndonjë punë tjetër, zbulon hetimi për gjendjen e gazetarëve në rajon “Dhuna e padukshme: Storie nga redaksitë”, zbatuar në Serbi, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe në Mal të Zi, publikon portali SDK.

Sipas gazetares Biljana Sekullovska, një prej autoreve të hetimit, arsyeja e parë se përse 70% e gazetarëve në rajon do ta ndërronin profesionin janë pagat e ulëta, ndërsa në rend të dytë është censura në redaksi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çështja kryesore në hetim ka qenë nëse gazetarët mund të kryejnë punën e tyre. Pyetja është komplekse dhe ka dy arsye, para se gjithash shtypja politike, presionet në redaksi nga ana e redaktorëve, pronarëve, ndërsa në konferenca për shtyp, nga ana e politikanëve”, u shpreh Sekullovska.


Hetimi ka treguar se gazetarët nuk mund të punojnë në kushte normale dhe të marrin paga dinjitoze. Këtë e dëshmojnë përgjigjet e gazetarëve nga rajoni në pyetjen se çka nënkupton të jesh gazetar sot?. “Gazetarët janë minatorë që punojnë për të mbijetuar”, “Gazetari (në Serbi) është i frikësuar dhe i dëgjueshëm”, “Gazetari për çdo ditë lufton me erërat”, “Gazetari është luftëtar kundër censurës, auto-censurës dhe kundër shtypjeve nga të gjitha anët”. “Gazetari është vet sindikata”, janë disa nga përgjigjet e gazetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori