Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë po planifikojnë të liberalizojnë lëvizjen e mallrave dhe unifikimin e doganave. Për këtë çështje, të dy qeveritë janë duke harmonizuar dokumentacionet e nevojshme për mallrat që qarkullojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas procedurave të reja që janë në përgatitje e sipër, planifikohet që të mos kërkohen dokumente të panevojshme, por të njihen në mënyrë reciproke dokumentet e të dyja shteteve.
Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime.
“Liberalizimi ekonomik Kosovë – Shqipëri nënkupton eliminimin e gjithë burokracisë që ekziston në shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve. Po ashtu, edhe marrjen e të gjitha masave për të eliminuar dokumentacionin e tepërt – dokumentacion, i cili dyfishon punën dhe njëkohësisht rrit koston e biznesit, si te pala kosovare, po ashtu edhe te pala e Shqipërisë”, thotë Rafuna.
Zyrtarë të qeverive në Tiranë dhe Prishtinë tashmë kanë deklaruar se procedurat e reja për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis Kosovës dhe Shqipërisë, do të fillojnë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që ka realizuar në fillim të këtij muaji në qytetin e Vlorës, në Shqipëri, ka thënë se nga “1 janari 2019, do të hiqet dogana në mes dy shteteve”.
Por, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe afaristë kosovarë, theksojnë se janë bërë disa përparime në këtë fushë, por më tepër ka retorikë dhe tryeza nga autoritetet e të dyja vendeve, se sa zbatim në praktikë.
Kryetari iOdës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se dyshon që në muajin janar do të arrihet liberalizimi ekonomik në mes dy shteteve, pasi, sipas tij, ende ka paqartësi në procedurat kufitare.
Problemet, thotë ai, ekzistojnë edhe në eksportin e produkteve kosovare në tregun shqiptar, si dhe te mosnjohja e dokumenteve të ndryshme.
“Kur themi nuk kemi procedura, duhet të dallohet pjesa e mallrave dhe njerëzve që qarkullojnë. Te mallrat nuk besoj se është e realizueshme, sepse duhen shumë parakushte të kalohen, harmonizime të shumë dokumenteve dhe të cilat realisht mundësojnë një qasje tjetër. Por, prapë është pozitive që ka një iniciativë, që në kufiinfrastruktura të rregullohet dhe mos të pritet me orë të tëra”, thekson Rukiqi.
Një nga kompanitë nga Kosova që aktivitetin e saj e zhvillon edhe në territorin e Shqipërisë, është “Pestova” nga Vushtrria, e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e patates.
Pronari i kompanisë, Bedri Kosumi, tregon se në territorin e Shqipërisë posedon 40 hektarë tokë, ku bën kultivimin e patates së hershme. Po ashtu, ai eksporton produkte në Shqipëri, por edhe importon.
Kosumi thotë se me përurimin e pikës kufitare Vërmicë – Merdarë, pritjet për kalimet në kufi janë më të shkurta, por, sipas tij, janë procedurat tjera që pengojnë shkëmbimet tregtare.
“Shqipëria e Kosova nuk e konkurrojnë njëra-tjetrën, mirëpo e plotësojnë njëra-tjetrën në treg. Por, deri më tani, në shumë tryeza, takime në mes qeverive, më shumë është folur, shumë pak është punuar për lehtësimet për biznese. Është e vërtetë që ka përmirësime, por nuk është ajo që duhet të jetë”, thotë Kosumi për Radion Evropa e Lirë.
Muajin e kaluar është përuruar pika e përbashkët kufitare Morinë – Vërmicë që lidh Kosovën me Shqipërinë. Me këtë projekt që është financuar nga Bashkimi Evropian me më shumë se një milion euro, është bërë modernizimi i pajisjeve. Gjithashtu, këto ndryshime e kanë lehtësuar transportin e mallrave në këtë pikë, pasi mjetet procesohen në një pikë të vetme të përbashkët.
Ndryshe, për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore. Përveç kësaj, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, por edhe në fusha tjera.
Megjithatë, vlerësohet se këto dy shtete gjatë shkëmbimeve tregtare, vazhdojnë të hasin në vështirësi dhe konsiderohet se nuk kanë arritur të kenë marrëdhënie tregtare në nivel të kënaqshëm.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e importit të produkteve, të cilat importohen nga Shqipëria, në vit kapin vlerën më shumë se 99 milionë euro, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri është vetëm 15 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë