LAJMI I FUNDIT:

Ismaili heq dorë nga statusi i veteranit: Pak gjana në jetë më kanë dhimbtë sesa ky sot

Ismaili heq dorë nga statusi i veteranit: Pak gjana në jetë më kanë dhimbtë sesa ky sot

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Fisnik Ismaili ka bërë të ditur se ka heq dorë nga statusi i veteranit.

Ismaili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kishte premtuar se edhe nëse vetëm një veteran del i rremë në lista, atëherë do të heqë dorë nga statusi i veteranit.

Lexoni të plotë postimin e Ismailit në Facebook:


“Regjistrimi i veteranëve është bë dy herë. Herën e parë menjëherë mbas lufte, kur u pata kthye në Londër, edhe nuk u pata lodhë me aplikue, kur mora vesh se maca e kuca ishin ba veteranë.

foto/ facebook – Besnik Kada

Para 5 vjetësh u bë rishikimi i veteranëve, me komision, e me krejt procedurat e rregullta kishe, pikërisht për shkak të macave e kucave. Këtë herë aplikova, me shpresë se të paktën kjo vlerë e luftës nuk shkërrdhehet.

Por, edhe pata premtue se, nëse del vetëm një veteran i rremë në listat e reja, unë kam me çue dorë prej statusit tim, për të cilin edhe jam deklarue se nuk kam me marrë beneficione deri të pensionohem, edhe asnjë cent të vetëm, qoftë edhe për parkingjet e veteranëve, nuk e kam shfrytëzue deri tash.

Meqë kurrkush nuk po ndërmerr kurrgja me i largue mija veteranë të rremë prej listave, atëherë veteranët e vërtetë s’kemi çka lypim aty. Luftën s’e kemi bë as për mirënjohje, as për qertifikata, as për me fitue pare në emën të saj.

Sot po e mbaj premtimin. Pak gjana në jetë më kanë dhimbtë sesa ky sot”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori