LAJMI I FUNDIT:

 Në Kosovë hapet Libri i Zisë për Kofi Annanin

 Në Kosovë hapet Libri i Zisë për Kofi Annanin

Me rastin e vdekjes së ish-sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, zyra e Koordinatores së OKB-së për Zhvillim në Kosovë ka hapur Librin e Zisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kofi Annan shërbeu në këtë post nga janari 1997 deri në dhjetor të vitit 2006.


António Guterres, që aktualisht është sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, me rastin e vdekjes së Annanit deklaroi se, “Kofi Annan ishte një forcë udhëheqëse për të mirën. Me trishtim të thellë mora lajmin për vdekjen e tij. Në këto kohë të trazuara dhe të vështira, ai kurrë nuk pushoi së punuari për t’i dhënë jetë vlerave të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Trashëgimia e tij do të mbetet një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne”.

Libri i Zisë është hapur për nënshkrime dhe homazhe nga e mërkura, 22 gusht 2018 deri të premten më 24 gusht 2018 nga ora 10:00 – 16:00 në zyrat e UNDP-së në Arbëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori