LAJMI I FUNDIT:

Shpallet sërish konkurs për subvencione për kompanitë ajrore në Maqedoni

Shpallet sërish konkurs për subvencione për kompanitë ajrore në Maqedoni

Qeveria miratoi urdhër për mënyrën dhe kriteret me të cilat do të ndajë subvencione për kompanitë ajrore të lira, si dhe program për përcaktim të financave për atë qëllim për periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021. Me këtë edhe zyrtarisht filloi procedura për shpallje të ardhshme të thirrjes së re për subvencione për kompanitë ajrore të cilat do të operojnë nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, tha se me thirrjen e re publike, në pajtim me urdhërin e miratuar janë parashikuar ndryshime në kushtet që duhet t’i plotësojnë kompanitë ajrore që do të dorëzojnë oferta.


Kompanitë ajrore do të kenë obligim deri më 10 janar të vitit të ardhshëm të vendosin bazë prej së paku një aeroplani në aeroportin e Shkupit ose të Ohrit për periudhën kur ndahet përkrahja financiare, ndërsa në të cilën aeroporti vetë do të vendosë.

Me thirrjen publike paraprake, që muajin e kaluar ishte prishur për shkak të pengesave administrative të ofertës së vetme të kompanisë “Wizz Air” ishte parashikuar vendosja e detyrueshme e një baze në aeroportin e Shkupit dhe një bazë në aeroportin e Ohrit.

Kushtet për thirrjen e re parashikojnë më së voni deri më 10 janar të vitit të ardhshëm aviotransportuesi të fillojë me operim së paku në dy destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe t’i shërbejë në periudhën për të cilën ndahet përkrahja financiare./Telegrafi/

Ndërpritet procedura për ndihmë financiare për aviokompanitë në Maqedoni
Lexo po ashtu Ndërpritet procedura për ndihmë financiare për aviokompanitë në Maqedoni

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori