LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi do të vizitojë dy qendra mësimore në Gjakovë

Bytyqi do të vizitojë dy qendra mësimore në Gjakovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot do të vizitojë dy Qendra Mësimore në Gjakovë.

Në ora 13:30 vizitë në Qendrën e Komunitetit, të implementuar nga Bethany Christian Services, në Brekoc në Komunën e Gjakovës.

Në ora 15:00 deri në ora 15:30 seanca plenare në korridorin e shkollës fillore “Zef Lush Marku”, në Gjakovë.


Në këtë vizitë do të marrin pjesë edhe Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës dhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.