Mbrëmjen e sotme çerdhja nr 16, në rrugën “Nikolla Tupe” është përfshirë nga flakët. Ambienti i kthyer në çerdhe ndodhet në të njëjtën godinë me zyrat e njësisë bashkiake numër 5. Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të një defekti që ka patur frigoriferi i çerdhes.
“Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr. Në godinë nuk ndodhen njerëz. Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit”, thuhej në njoftimin e policisë për zjarrin e sotëm.
Por ky s’është rasti i parë!
Më 16 gusht, flakët shpërthyen në çerdhen nr. 14 në Tiranë, në zonën e “Ali Demit”, ku fillimisht u raportua se një bombolë gazi kishte shpërthyer, dhe se fatmirësisht nuk kishte të lënduar.
Në njoftimin fillestar u tha se zjarri kishte rënë në një çerdhe, ndërsa policia raportoi se zjarri kishte rënë në një dhomë e cila shërbente si magazinë për çerdhen tek “Ali Demi”.
“Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën “Aldi Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.
Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombolë gatimi”, njoftonte policia për ngjarjen e 16 gushtit.
Për zjarrin që ra tek çerdhja tek lagjia “Ali Demi” reagoi dhe Partia Demokratike e cila akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për fshehje të provave.
Kreu i këshilltarëve të PD-së në këshillin bashkiak, Leonard Olli, e konsideroi këtë ngjarje si një kambanë alarmi për institucionet dhe bashkinë e Tiranës.
Olli tha se sistemi i alarmit në çerdhe nuk kishte funksionuar.
Në një kundërpërgjigje, Bashkia e Tiranës, sqaroi se zona ku kishte rënë zjarri nuk kishte lidhje me çerdhen dhe se territori nuk ishte në patronazhin e Bashkisë Tiranë.
Deri më tani për të dyja këto ngjarje ende nuk ka një përgjegjës, ndërkohë që ditën kur zjarri ra në çerdhen nr. 14, kreu i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj nuk e përjashtoi mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme, por policia nuk dha më detaje për pistat e hetimit.
Më datë 20 gusht, Report Tv mësoi nga grupi hetimor se për ngjarjen e 16 gushtit po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme për një konflikt pronësie.
Dyshimet për një ndërhyrje të qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar që kanë pasur si motiv mosmarrëveshjet lidhur me pronësinë e godinës, u ngritën prej faktit se bombola e gazit në momentin e shpërthimit të gazit nuk ka qenë në përdorim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A