LAJMI I FUNDIT:

Ekologjistët kërkojnë që komuna të jetë koncesioner për ruajtjen e peshqve në Ohër

Ekologjistët kërkojnë që komuna të jetë koncesioner për ruajtjen e peshqve në Ohër

Derisa është në rrjedhë konkursi për zgjedhjen e koncesionerit për ruajtjen e “fondit të peshqve” në Liqenin e Ohrit, një pjesë e ekologjistëve thonë se këtë herë përgjegjësinë duhet ta merr pushteti lokal.

Ekologjisti i pavarur Llazo Naumoski,  për TV24 thotë se nëse komuna është koncesioner do të parandalohej biznesi me peshkimin masiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Por udhëheqësit e peshkimit nuk kanë shumë shpresë se diçka do të ndryshonte nëse koncesioner është komuna. Ata thonë se kushdo që merr koncesionin nuk do të ketë një ndryshim të madh. Ata janë për kontrolle më të mëdha dhe krijimin e bazave të reja për peshkim.

Përndryshe, procedura e shpalljes së konkursit për zgjedhjen e një koncesioneri të ri në Liqenin e Ohrit është në procedurën e qeverisë. Siç njoftoi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski, në konsultim me shërbimet e ekspertëve nga Ohri dhe institutet, është bërë një ndryshim në bazat e peshkimit për një mbrojtje më të madhe të peshqve.

Për momentin, Liqeni i Ohrit nuk ka koncesionerë pasi me vendimin e qeverisë koncesioneri është tërhequr sepse, siç informoi ministri Nikollovski, nuk janë përmbushur disa detyrime ligjore që duhet të kryhen nga koncesioneri. Ministri thotë se edhe pse nuk ka njeri që të kujdeset për ruajtjen e peshqve, Inspektorati po kryen me sukses punën e vet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori