LAJMI I FUNDIT:

Turistëve nga Arabia Saudite iu ndalohet hyrja në restorantin e Prishtinës, menaxhmenti thotë se kishin veshje të papërshtatshme (Video)

Turistëve nga Arabia Saudite iu ndalohet hyrja në restorantin e Prishtinës, menaxhmenti thotë se kishin veshje të papërshtatshme (Video)

Turisti dhe biznesmeni Ali Aljeraisy nga Arabia Saudite po qëndron në Kosovë për gati një javë.

Atij dhe bashkëshortes i është ndaluar hyrja në një restorant në Prishtinë, për shkak të veshjeve që ata bartnin.


Menaxhmenti i restorantit në një përgjigje për RTV Dukagjinin thotë se shërbimet që ata ofrojnë, nuk janë të përshtatshme për mysafirët nga Arabia Saudite.

“Ne jemi lokal që shërbejmë alkool dhe mish derri, e nga vendi që vijnë ata turistë kjo është e ndaluar, dhe veshja e tyre ishte e papërshtatshme për lokalin tonë, pasi ne shumicën e klientëve i kemi ndërkombëtarë”, thuhet në përgjigjen e menaxhmanetit që i ndaluan hyrjen turistit arab.

Aliu thotë se edhe pas këtyre pengesave përshtypjet për Kosovën dhe popullin e saj mbesin shumë të mira.

“Ishte një situatë negative këtu. Ata na refuzuan të hyjmë në restorant, dhe për mua ishte diçka shumë e çuditshme. Kam vizituar 65 vende të ndryshme të botës dhe Evropës, mirëpo kjo ishte e çuditshme nga ana e pronarit të restorantit të më ndalonte hyrjen, duke pretenduar se veshja jonë ishte religjioze, ndërsa për ne ajo është një veshje normale”, shprehet turisti arab.

Ai megjithatë thotë se rasti është një episod i izoluar dhe se nuk ndryshon mendim për popullin e Kosovës.

“Për një javë sa jam këtu kam mendimet më të mira për Kosovën. Ai ishte një rast i izoluar që nuk më shtynë të ndryshoj mendimet e mija për Kosovën. Ne po kënaqemi këtu dhe e duam këtë vend”, thotë ndër të tjera turisti nga Arabia Saudite Ali Aljeraisy./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori