Parku Arkeologjik i Finiqit është një destinacion gjithmonë e më i frekuentuar nga turistët vendas e të huaj, ndërsa zbulimet e fundit arkeologjike të një ekspedite italo-shqiptare shtojnë vlerat historike të këtij siti.
Kryeministri Edi Rama promovon trashëgiminë historike të Finiqit, duke ndarë pamje nga punimet e ekspeditës italo-shqiptare në këtë park arkeologjik.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga gërmimet arkeologjike të misionit italo-shqiptar në Parkun Arkeologjik të Finiqit, një destinacion gjithmonë e më i frekuentuar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.
Giusepe Lepore, bashkëudhëheqës i ekspeditës italo-shqiptare sjell në vëmendje zbulimet më të reja arkeologjike dhe vlerën që ato kanë për këtë qytet antik.
“Vendosëm të gërmojmë në këtë pikë të parë ku ndodhet një stoa antike në skajet e së cilës gjendet një kishë e kohës kristiane, e cila është ndërtuar në faza të ndryshme. Edhe pse ka dëmtime të strukturës, përsëri është një zbulim i shkëlqyer me vlerë shumë të madhe historike”, shprehet Giusepe Lepore, bashkëudhëheqës i ekspeditës italo-shqiptare.
Sektori i dytë ku po ndërhyhet është agoraja, ku Lepori thekson se janë gjetur disa mure të cilat i përkisnin një kompleksi të madh monumental.
Pra, edhe pse pak është zbuluar, ai thotë se kemi të bëjmë me një qyetet kompleks dhe të pasur me gjetje të shumta dhe të ruajtura mirë.
“Presim që ky qytet antik të hyjë në hartat turistike në mënyrë që të ketë sa më shumë vizitorë që të shikojnë këtë sit të mrekullueshëm”, tha Lepori.
Ndërsa Tom Rajli, një stërnip shqiptarësh e konsideroi këtë sit të jashtëzakonshëm. “Jam këtu për të vizituar këtë sit të bukur në majën e një kodre të rëndësishme, cila ka një pamje me hapësirë të madhe përreth. Vërtetë i jashtëzakonshëm. Ejani ta vizitoni”, thotë ai.
Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pa ndarë e trashëgimisë tonë kulturore. Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005.
Foinikia ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur.
Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Mund të vini në park me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën nacionale Sarandë-Gjirokastër dhe duke u kthyer në fshatin e Finiqit. Në qendër të fshatit, do të gjeni një rrugë të asfaltuar e cila do t’ju çoj në kodrën ku ndodhet parku, transmeton atsh.
Krahas monumenteve në brendësi të mureve fortifikuese, kodra e Finiqit ofron për vizitorët një eksperiencë të jashtëzakonshme, falë pozicionit gjeografik nga ku mund të kundrohet ultësira e Bistricës, liqeni i Butrintit dhe gjithë pellgu i Delvinës.
Sot ky park është një destinacion i mirëfilltë turistik, ku vizitorë të shumtë njihen aty me historinë dhe antikitetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit