LAJMI I FUNDIT:

Të hyrat nga policat e sigurimeve arrijnë mbi dy milionë euro

Të hyrat nga policat e sigurimeve arrijnë mbi dy milionë euro

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Blerim Pushkolli, ka thënë se të hyrat nga premitë e sigurimit kufitar për periudhën janar–qershor 2018 janë në vlerë prej 2 milionë e 421 mijë e 556 euro (pa TVSH).

Në një bisedë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka folur edhe për anëtarësimin e BKS-së në Këshillin e Byrove.


Ai ka theksuar se BKS-ja ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Byrove në vitin 2011.

Pushkolli ka thënë se mosanëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është barrierë kryesore që kërkon qasje serioze për ta bërë të mundur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove. /Telegrafi/