LAJMI I FUNDIT:

Gjermania nuk pret ardhjen e jashtëtokësorëve

Gjermania nuk pret ardhjen e jashtëtokësorëve

​Qeveria gjermane njoftoi sot se nuk përgatitet për mundësinë e ardhjes së jashtëtokësorëve, transmeton AP.

Qeveria i është përgjigjur një pyetjeje nga anëtarët e partisë opozitare “Green” Diter Janetek, duke thënë se nuk ka “përgatitje apo plane për ardhjen e mundshme të jashtëtokësorëve”.


Është vlerësuar se nuk ka gjasa që jashtëtokësorët të aterrojnë në tokën e Gjermanisë, duke pasur parasysh hulumtimet shkencore, transmeton KP.

Autoritetet gjermane thonë se nuk kanë dijeni se bisedimet janë zhvilluar me vendet e tjera për raste të veçanta të ardhjes së jashtëtokësorëve dhe, nga ana tjetër, presidenti i SHBA-së Donald Trump kohët e fundit tha se dëshiron të formojë forcat hapësinore si gjenerata e gjashtë e ushtrisë amerikane.