Situata në Indi ka marrë përmasa dramatike. Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në shtetin jugor të Keralas, ku përmbytjet e furishme kanë marrë mbi 300 jetë njerëzish.
Në përpjekjet e shpëtimit është përfshirë së fundmi dhe ushtria e vendit. Qindra trupa, e dhjetëra anije dhe helikopterë po ndihmojnë ne evakuimin e njerëzve pas atyre që cilësohen nga zyrtaret atje si përmbytjet më të këqija prej një shekulli.
Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nga ujërat dhe janë ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre të përmbytura. Gjendja e rënduar çoi në rajonin e prekur edhe vetë kryeministrin Narendra Modi , i cili mbërriti me avion në zonat e goditura e u takua me autoritetet lokale për të diskutuar krizën.
Jave të tëra shirash të dendur musonike rrëshqitje të dheut dhe vërshime të dhunshme ujrash në vend ndërsa parashikimet e zymta kanë detyruar zyrtarët të japin alarmin e kuq. Erëra të forta parashikohen gjithashtu për të shtunën dhe të dielën. Që nga fillimi i sezonit të musonëve në qershor, në Indi kanë humbur jetën gati 1,000 veta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251