Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dhënë një mesazh për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se duan një marrëveshje që sjell siguri për të gjithë qytetarët kosovarë, dhe jo një të tillë që më shumë do të sillte probleme se sa t’i zgjidhte ato.
“Jam i kënaqur që kaq shumë qytetarë kosovarë tani po marrin pjesë në biseda të rëndësishme rreth dialogut me Serbinë. Kjo është një gjë e mirë. Sidoqoftë, dua që t’i qartësoj disa gjëra”, thotë Delawie në mesazhin e publikuar në ueb-faqen e ambasadës amerikane.
“Ne besojmë që substanca e marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet të vjen nga vetë palët. Por se çfarë do të pranojmë, ka kufij. Ne jemi të përkushtuar ndaj Kosovës; jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit të saj, si dhe suksesit të saj ekonomik. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që SHBA-ja e ka pasur në dhënien fund të konfliktit në Ballkan në përgjithësi, dhe në veçanti në Kosovë”.
“Nuk duam që t’u kthehemi ditëve të vjetra; nuk duam ta shohim një marrëveshje që më shumë do të sjellë probleme se sa që t’i zgjidhë ato. Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje që është e zbatueshme, e qëndrueshme, dhe që kontribuon në stabilitetin e rajonit. Secila marrëveshje duhet të sjellë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë grupet e cenueshme, Serbët e Kosovës dhe Kishën Ortodokse Serbe”.
Sipas Delawie-t, përcjell klankosova, kohëve të fundit janë shfaqur retorika që nuk ndihmojnë gjë, pos që rikthejnë kujtimet e kohës së komunizmit, ndërkaq siguroi qytetarët e Kosovës se Amerika do ta vazhdojë përkrahjen për vendin.
“Ka pasur një retorikë të padobishme këto javët e fundit, përfshirë kërcënime dhe lloj të gjuhës që e kemi dëgjuar në ditët e fundit të Komunizmit. Kjo duhet të marrë fund. Deklarata të tilla minojnë shanset për një zgjidhje dhe ngritin tensione. Dhuna dhe kërcënimet për dhunë janë të papranueshme”.
“Do të jemi me ju përgjatë këtij rrugëtimi. Në javët në vijim, dua që t’ju prezantoj me disa nga diplomatët që kanë arritur së fundi në Ambasadë, që i janë bashkuar ekipit tonë për t’u siguruar që partneriteti ynë me Kosovën mbetet i fuqishëm”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova