LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Plomp: Vota e çdo qytetari ka rëndësi të madhe në referendum

Zaev-Plomp: Vota e çdo qytetari ka rëndësi të madhe në referendum

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e Holandës, Wouter Plomp, i cili ka shprehur mbështetje për politikat e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Kryeministri Zaev në takim ka shprehur bindje se shumica e qytetarëve do të votojnë për ardhmërinë euroatlantike të vendit në referendumin e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç njoftojnë nga qeveria, në takim është konstatuar se rëndësi të madhe ka çdo qytetar dhe subjekt politik ta ketë parasysh edhe përgjegjësinë personale për momentin historik që hap perspektiva ekonomike dhe evropiane për vendin tonë dhe për qytetarët e Maqedonisë.

“Gjatë bisedës është shprehur pritja se Maqedonia do të vazhdojë me proceset reformuese, posaçërisht në pjesën në gjyqësisë, që do të kontribuojë në procesin eurointegrues. Ambasadori holandez në këtë drejtim paralajmëroi ndihmë ekspertësh nga Holanda për Maqedoninë. Gjithashtu është shprehur edhe pritja se Maqedonisë së shpejti do të bëhet vendi i 30-të anëtarë i NATO-s”, thonë nga qeveria.

Kryeministri Zaev në takim i është falënderuar ambasadorit holandez Plomp për mbështetjen parimore nga Mbretëria e Holandës në proceset demokratike të Maqedonisë, përfshirë edhe mbështetjen e nivelit parimor të procesit aktual politik i rëndësishëm për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori