LAJMI I FUNDIT:

Fazliu-Arifi: Në fillim të shtatorit do të fillojë rregullimi i deponisë “Rusino”

Fazliu-Arifi: Në fillim të shtatorit do të fillojë rregullimi i deponisë “Rusino”

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu sot në Tetovë u takua me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, ku biseduan për tema lidhur me thellimin e bashkëpunimit, për projektet e tanishme që janë në Komunën e Tetovës, për zhvillimin e kësaj komune, si dhe për deponinë rajonale “Rusino”.

“Ministri Fazliu informoi Kryetaren e Komunës Arifi për angazhimet qeveritare për zhvillimin e komunave dhe rajonet më pak të zhvilluara, si dhe për shfrytëzimin e IPA fondeve nga BE-ja për bashkëpunim ndërkufitar. Në këtë rast, ai tha se nevoja për konkurrim të komunave me projekte cilësore të interesit rajonal, do të kenë efekte afatgjate dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve” thuhet në kumtesën e Ministrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për çështjen e gjitha rajonit të Pollogut – deponia rajonale “Rusino” e cila është në periferinë e Gostivarit.

“Tash duhet të zgjidhet problemi, kështu që Qendra për zhvillim i rajonit të Pollogut në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në fillim të muajit shtator pritet të fillojë me realizimin e këtij projekte, që gjatë kohë i preokuponte Komunat e Gostivarit dhe Tetovës”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë thuhet se është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Komunave me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët dhe shërbimet publike, pa dallim se ku jetojnë në pjesë rurale apo në pjesët urbane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori