LAJMI I FUNDIT:

Bylisi – ballkoni panoramik nga ku shihet gjysma e Shqipërisë

Bylisi – ballkoni panoramik nga ku shihet gjysma e Shqipërisë

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, renditur për vlerat monumentale. Krahas Apolonisë dhe Butrintit, vazhdon të mbetet atraksion turistik me numër në rritje të vizitorëve.

Ministria e Kulturës e Shqipërisë sapo ka hartuar projektin madhor të këtij parku, i cili parashikon konservim dhe restaurim të monumenteve, përmirësim të infrastrukturës, vendosjen e sinjalistikës etj.

Nëse Apolonia tërheq vizitorin me butësinë e saj, Butrinti me natyrën ekzotike, Bylisi me pozitën zotëruese mbi kodrat e Mallakastrës dhe mbi hapësirën e luginës së Vjosës, ofron një pamje krejt të veçantë në krahasim me qytetet e Antikitetit Klasik.


Vizitorët që shkojnë në Bylis, mrekullohen jo vetëm nga panorama po edhe nga monumentet dhe mënyra e restaurimit. Bylisi zotëron një hapësirë të madhe. Nga aty mund të shohësh gjysmën e territorit të Shqipërisë: Janinën, Tomorrin, Detin Adriatik, Fushën e Myzeqesë… /ATA/