LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzon një veçanti të kushtetutës së shtetit ku jeton, 14-vjeçari kandidon për Guvernator në SHBA

Shfrytëzon një veçanti të kushtetutës së shtetit ku jeton, 14-vjeçari kandidon për Guvernator në SHBA

Në Shtetet e bashkuara, një nxënës 14-vjeçar, zbret në fushën e politikës duke kandiduar për postin e guvernatorit të Vermontit.

I riu Ethan Sonneborn, hyn kështu në parapraket demokrate duke shfrytëzuar një veçanti të kushtetutës së shtetit veri lindor amerikan, që nuk vendos një limit të poshtëm moshe për të konkurruar për në qeverisje.

E vetmja kërkesë është që të kesh jetuar për të paktën katër vite në Vermont, dhe Ethan ka lindur në këtë shtet.


I riu Sonneborn e gjen veten në krahun progresist të Partisë Demokratike dhe është deklaruar mbrojtës i familjeve, të klasës së mesme dhe asaj punëtore.

Në faqen e tij personale në internet pretendon se ka idetë e duhura për disa tema të rëndësishme si reforma në sistemin sanitar, zhvillimi ekonomik dhe arsimi, pavarësisht se vetë atij i duhen edhe disa vite për të marrë diplomën.

“Mendoj se jam kandidati që përfaqëson më së miri ndryshimin për të cilin kemi nevojë”, shprehet 14-vjeçari, përcjell javanews.al.

Mes rivalëve demokratë të Ethan në zgjedhjet paraprake, janë Kristine Hallquist, që nëse do t’ia dalë mbanë do të jetë e para Guvernatore transgjinore në Shtetet e Bashkuara, James Ehlers, një veteran i marinës dhe ambientalist dhe Brenda Siegel, drejtore e një festivali kërcimi.

Fil Skot është guvernatori aktual republikan i Vermontit dhe ka shprehur disa herë dyshime mbi zgjedhshmërinë e 14-vjeçarit demokrat.

“Mendoj se dikush duhet të paktën të jetë në gjendje të marrë një patentë makine para se të bëhet guvernator”, ka thënë ai.

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori