LAJMI I FUNDIT:

Harroi ditën e saktë kur u kurorëzua, bëri tatuazh datën e gabuar (Foto)

Harroi ditën e saktë kur u kurorëzua, bëri tatuazh datën e gabuar (Foto)

Wayne Lomax dhe nusja e tij Natalie nga York, vendosën të bëjnë tatuazhe në gishta, nga frika se unazat mund t’ju humbasin në punë.

Dhëndri 32-vjeçar dhe nusja tij tri vjet me e re, kishin shkuar te një studio tatuazhi dhe i kishin bërë ndaras tatuazhet, që tregonin për datën e kurorëzimit të tyre, transmeton Telegrafi.


Tatuazhet me datën gabim

Pas një muaji, teksa po ua tregonin miqve vizatimet në gishta, diçka nuk po përputhej. Në gishtin e dhëndrit shkruante 25 gusht 2017, ndërsa do duhej të ishte 25 korrik.

“Kështu jemi ne plot gabime, të qeshura dhe dashuri. Kjo mund t’i ndodhte gjithkujt”, ka thënë Natalie, që është nëna e tre fëmijëve.

Megjithëse i kishte thënë vet datën e gabuar, bashkëshortja nuk ia ka marrë inati, pasi është e bindur në dashurinë e tyre. Vetëm se tani, po e ka një problem.

Çifti Lomax gjatë kurorëzimit

“Ai frikësohet shumë nga tatuazhet, nuk po bindet të shkojë për ta rregulluar. Dukemi qesharak, kur i kemi datat ndryshe në gishta, ndërsa jemi kurorëzuar për një ditë”, ka përfunduar ajo.

Në anën tjetër, Wayne ka premtuar se do shkojë ta rregullojë tatuazhin, vetëm se ka kohë dhe nuk e ka për së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Një turist  në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Kalo në kategori