LAJMI I FUNDIT:

Tri ushtrimet më efektive abdominale, sipas ekspertëve

Tri ushtrimet më efektive abdominale, sipas ekspertëve
istock

Muskujt e barkut padyshim se janë të dëshiruar nga të gjithë, dhe shpeshherë janë simbol i orëve të tëra të shpenzuara në palestër – sidoqoftë, të pasurit një bark të fortë është një gjë shumë e lehtë

Siç e shpjegojnë të gjithë ekspertët, muskujt e barkut ndërtohen në kuzhinë – një dietë e cila shpie në përqindje të ulët të dhjamit në trup është gjëja më e rëndësishme – megjithatë ka edhe disa ushtrime të cilat në mënyrë të suksesshme jua transformojnë muskujt e barkut dhe jua forcojnë ata, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit të kryer nga Këshilli Amerikan për Ushtrime Fizike, tri ushtrimet e mëposhtme janë më së shumti efektive për këtë:


Manovra e biçikletës

Karrigia e kapitenit

Barkoret në top ushtrimor

Vlen të ceket se ky studim, i cili është udhëhequr nga Peter Francis, i ka krahasuar 13 ushtrime të njohura abdominale, disa prej të cilave kanë përfshirë edhe pajisje të ndryshme, dhe i ka renditur ato në bazë të efikasitetit që kanë. /Telegrafi/