LAJMI I FUNDIT:

Kablloja e çeliktë e vinçit këputet dhe gypi katër tonësh përfundon mbi veturë, pasagjerët shpëtojnë mrekullisht (Video)

Kablloja e çeliktë e vinçit këputet dhe gypi katër tonësh përfundon mbi veturë, pasagjerët shpëtojnë mrekullisht (Video)

Dy pasagjerë që ishin brenda një veture afër një zone ndërtimi në Tajlandë mund të quhen lirisht njerëzit më me fat, për faktin që mbijetuan kur gypi gjigant i hekurt u këput nga kablloja e çeliktë e vinçit dhe përfundoi mbi veturën e tyre.

Po të ishte ndalur vetura e tyre vetëm disa centimetra më përpara, sigurisht se gypi katër tonësh do të binte mbi kokat e tyre dhe zor se do t’i mbijetonin plagëve të marra, transmeton Telegrafi.


Pamjet e filmuar nga kamera e vendosur prapa një veture ka kapur momentin kur kablloja e vinçit këputet dhe gypi gjigant bie mbi motorin e veturës. Pas kësaj përplasje, shoferi dhe një vajzë dalin me shpejtësi nga vetura, nga frika se mund ta pësojnë nga ndonjë gyp tjetër.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur në Bang Khun Nok në autostradën që lidh Bang Khunmat në Tajlandë. Pas publikimit të videos në internet, ajo është bërë virale me mbi një milion klikime dhe mbi 6 mijë shpërndarje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Emri juaj sipas shkronjave, çfarë kuptim ka?

Emri juaj sipas shkronjave, çfarë kuptim ka?

Fun
Polakja thyen rekord botëror për qëndrimin më të gjatë në akull

Polakja thyen rekord botëror për qëndrimin më të gjatë në akull

Interesante
Kalo në kategori