Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaharemi në një intervistë për Alsat-M bëri të ditur se vijojnë hetimet rreth parregullsive të mundshme në Komunën e Karposhit. Pas padisë penale për ish kreun e kësaj komune Stevçe Jakimovski, Policia Financiare do ta kryej kontrolle edhe në Sektorin për urbanizëm. Muharremi deklaroi se përveç ndaj ish funksionarëve të OBRM-PDUKM-së hetime zhvillohen edhe ndaj zyrtarëve aktual.
Kur filloi hetimi për ish kryetarin e komunës Karposh, Stevçe Jakimovski, duke pasur parasysh se në ditët e fundit, fokusi i publikut dhe mediave ishte në hetimin tuaj, që e zbardhët disa ditë më parë?
Hetimi për komunën e Karposhit nisi ditën kur morëm raport të revizorit nga komuna e Karposhit, ku u konstatuan disa padrejtësi, ato edhe vetë kryetari i komunës i publikoi, si dhe morëm urdhër nga Prokuroria publike, të veprohet në bazë të raportit të revizorit, ku inspektorati i drejtorisë së policisë financiare, ishin në terren tre muaj rresht dhe janë gjetur disa parregullsi.
Ndërkohë, inspektorët e policisë financiare e kontrollojnë ende administratën e komunës Karposh, a thua në të ardhmen shqyrtohen edhe parregullsi tjera të mundshme, derisa me komunën ka menaxhuar Stevçe Jakimovski?
Padia e fundit penale e dorëzuar kundër disa të punësuarve në komunën Karposh, ishte pjesa e parë ku janë konstatuar abuzime rreth prokurimeve publike. Kompetencë në këtë pjese të kontrolleve të kryera, ka pasur Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion. Kjo nuk do të thotë se ne kemi përfunduar me hetimin. Është konstatuar se pjesa ku janë kryer parregullsi rreth prokurimeve publike, kompetente është ajo prokurori. Tani fillojmë një pjesë tjetër, të kryhen kontrolle në sektorin e urbanizmit, ku pasi të përfundojnë të njëjtat, gjithsesi në bashkëpunim me Prokurorinë Publike besoj se do të ngrihet edhe kallëzim përkatës për të njëjtët.
Në Periudhën e fundit keni ngritur disa kallëzime penale kundër ish krerëve të komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së dhe ministra si Vladimir Todoroviq dhe Nikola Dotorov. A mund në të ardhmen të presim edhe një hetim të caktuar për funksionarë të lartë qeveritar nga qeveria aktuale?
Drejtoria e policisë financiare vepron vetëm sipas ligjit. Në bashkëpunim me Prokurorinë publike dhe me anë të gjithë paraqitjeve të dorëzuara në DPS, ne gjithsesi se kemi vepruar, jo në mënyrë selektive, dhe në të njëjtën kohë gjithashtu kemi raste ku janë të përfshirë edhe funksionarë të caktuar nga qeverisja aktuale, besoj se në të ardhmen ato do të përfundojnë me rezultate ku edhe do të ngrihen kallëzime përkatëse deri tek Prokuroria kompetente publike.
A shfrytëzohet policia financiare për qërim hesapesh politike me ish funksionarë të caktuar të pushtetit të kaluar. Ato janë akuza të caktuara që ndoshta kanë arritur në adresën tuaj nga opozita?
Drejtoria e policisë financiare është pjesë e gjyqësorit. Kështu që në hetimet e kryera dhe ku duhet të kontrollohet, askush nuk ndikon. Dhe kështu duhet të jetë, sepse ne si institucion nuk veprojmë në mënyrë selektive. Veprojmë vetëm përmes paraqitjeve të dhëna. Unë publikisht i inkurajoj të gjitha partitë politike qofshin nga opozita apo organizata qeveritare apo joqeveritare të paraqesin nëse kanë hasur ndonjë parregullsi dhe nga funksionarët e tanishëm. Kështu që nuk mund të përdoret Drejtoria e policisë financiare për qëllime politike ditore. Drejtori është organ që vepron sipas ligjit dhe e tillë duhet të mbetet.
Ka disa hetime të tilla që janë hapur në drejtorinë e policisë financiare. Lirisht mund të them për pjesën që hetonim rreth shpërdorimit në FENI SHA Kavadar, ku tani është vërtetuar që firma e cila ishte themeluar “Uniko Dubai”, nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare vërtetuam se ajo firmë është përdorur vetëm për kalim të parave tek persona fizikë, pra tek pronarët e Uniko resourses. Që do të thotë se hetime të tilla do të ketë dhe në të ardhmen tek ne. Disa janë nga fundi dhe për një kohë të shkurtër do të publikohen dhe opinioni do të shohë se ekziston pastrim parash nëpërmjet atyre kompanive offshore.
Është e vështirë të dëshmohen pronarët e vërtetë nëpërmjet atyre kompanive offshore, sepse përdoren vende që nuk bashkëpunojnë me R. Maqedoninë. Kështu që kjo është e vështirë, por të dëshmohet se firmat janë fiktive, atë mund ta bëjmë./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje