LAJMI I FUNDIT:

“Opinga” në Paris

“Opinga” në Paris

Në gjuhën shqipe shprehja “opingë” ka kuptimin përbuzës “i varfër, i skamur”. Mirëpo, si për të kundërshtuar këtë nivel të ulët të fjalës, patrioti Nikolla Lako themeloi në Paris gazetën “Opinga”, e cila u shqua për jehonën e saj në kryeqytetin francez me ato pak numra që botoi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shkruan se qëllimi i parë i “Opingës” ishte të informonte publikun perëndimor se populli shqiptar ekzistonte, se shqiptarët nuk ishin thjesht një “nocion gjeografik, jo komb”, se shqiptarët janë të gjallë dhe kufijtë e Shqipërisë duheshin rivendosur në dobi të shqiptarëve.


Siç ka ngjarë shpesh me organe shtypi bashkëkohore me “Opingën”, problemet e financimit bënë që botimi të ndërpritej shpejt.

Në fillim të viteve ’20 të shekullit të shkuar, Lako deshi ta ringjallte gazetën, duke i dhënë tematikë më të përgjithshme dhe, kryesisht, kulturore dhe informative.

Për këtë arsye shtypi shpërndau këtë “Thirrje të Opingës”, që fondi i pasur i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave e ka në fotografi dhe që publiku ka mundësi t’i shoh.

Lako ishte 17 vjeç kur nxori në shtyp gazetën “Shqipëria”, më 1897. Ndërkaq, ishte drejtor i parë i Bibliotekës së Korçës dhe themelues i Muzeut të Shkencave të Natyrës. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
PERËNDITË

PERËNDITË

Poezi
POETI

POETI

Poezi
Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra

Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra "Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia"

Kulture
Romët

Romët

Kulture
ATDHEU

ATDHEU

Poezi
BABAI, BIRI

BABAI, BIRI

Poezi
Kalo në kategori