LAJMI I FUNDIT:

Armët serbe shihen në masakrën në Kamerun

Armët serbe shihen në masakrën në Kamerun

Amnesty International tha se ka marrë një video të re që tregon forcat e sigurisë së Kamerunit duke shtënë me armë të prodhuara në Serbia ndaj një grupi njerëzish të paarmatosur në pjesën qendrore të shtetit afrikan.

Organizata tha të premten se ka marrë një video të ushtarëve të Kamerunit, disa të armatosur me armë serbe, duke djegur shtëpi dhe pastaj duke vrarë një grup njerëzish në fshatin Achigaya në pjesën veriore të vendit.

“Duke përdorur mjete të avancuara të analizës digjitale, ekspertët e Amnesty International ishin në gjendje të konfirmonin se videoja, e xhiruar në një datë të panjohur, por para majit 2016, konfirmon raportimet e mëparshme të ekzekutimeve jashtëgjyqësore të cilat autoritetet e Kamerunit i kanë mohuar”, tha organizata.


Amnesty tha se pamjet tregojnë një grup ushtarësh në uniformat e maskuara “lizard stripe” që patrullojnë fshatin Achigachiya, disa të armatosur me pushkë Zastava M21 të prodhuara nga Serbia dhe të tjerë të hipur në një kamion me një ZPU-2  armë kundër-ajrore.

Video, me sa duket e regjistruar nga një anëtar i forcave të sigurisë, tregon ushtarët që djegin ndërtesa dhe më pas fokusohet në një grup prej disa personash të kthyer nga një mur, të gjithë të ulur ose të shtrirë.

Videoja është e gjatë një minutë e 40 sekonda dhe në të shihen ushtarë të shumtë që përdorin armë automatike zjarri në grup nga disa metra larg, për një periudhë të gjatë.

Një ushtar pastaj ecën përpara dhe shtie përsëri në afërsi të disa njerëzve në grup, me sa duket për t’u siguruar që nuk ka të mbijetuar, tha Amnesty.

Arma Zastava M21 prodhohet në fabrikën shtetërore në qytetin qendror të Kragujevcit.

Sipas të dhënave nga Traktati i OKB-së për Tregtinë e Armëve, Kameruni ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të armëve serbe që nga viti 2013.

BIRN raportoi në shtator të vitit të kaluar se mesazhet në Twitter kishin kapur imazhet e mitralozëve të llojit Coyote të bëra në Kamerun dhe Nigeri – të konfiskuara me sa duket nga luftëtarët e Boko Haram.

Amnesty International i ka kërkuar Serbisë ta ndalë eksportimin e armëve në Kamerun, pasi një video e ekzekutimeve e xhiruar në korrik 2018 tregon se ato armë që po përdoren janë të prodhuara nga Serbia.

Kameruni po lufton kryengritësit e Boko Haram-it në veri, si dhe separatistët e armatosur kudo në shtetin e Afrikës Qendrore.

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori